Dy turistë “kullojnë gjak” ndërsa grushtojnë dhe i shkulin flokët njëri-tjetrit në një pikë turistike në Ibiza
Në një incident të rëndë në Ibiza, dy turistë u përfshinë në një përleshje të dhunshme në zonën e famshme të jetës së natës në San Antonio.
Në pamjet e publikuara nga The Sun, shihen dy burrat duke u rrahur, duke u kapur për flokësh dhe aty shihet duke rrjedhur gjak, përcjell Telegrafi.
Konflikti ndodhi në një zonë të njohur për festat e natës dhe sjelljet e dhunshme gjatë verës.
Në përleshje u përfshi edhe një kalimtar që tentoi të ndërhynte, por u godit nga një tjetër person i pranishëm.
Ngjarja u zhvillua mbi një vepër arti të artistit spanjoll Okuda San Miguel, e cila ishte vendosur për të transformuar zonën e njohur si West End në një hapësirë më kulturore.
Autoritetet lokale në San Antonio kanë rritur praninë policore për sezonin e verës, pas shqetësimeve të përsëritura për incidente të ngjashme në këtë zonë.
Zona mbetet një nga pikat më problematike të ishullit për incidente gjatë natës. /Telegrafi/


