Dy të vrarë nga një shpërthim në Pakistan
31/01/2013
Qyteti më i madh i Pakistanit, kohëve të fundit është përfshirë nga një valë e dhunës.
Gjatë javës së kaluar, dy shpërthime bombash kishin vrarë katër njerëz, përfshirë edhe zyrtarë të policisë. Që nga viti 2012, nga dhuna në këtë qytet janë vrarë rreth 2 mijë njerëz. /Telegrafi/


