Please enter at least 3 characters.

Dy super blerje nga Jurgen Klopp deri më tani - Liverpooli do të luajë me formacion sulmues edicionin e ardhshëm

2023/07/e53f8fa1-fc9f-462a-ac88-fc46837081c9.jpg

Ndonëse afati kalimtar në Angli ka nisur zyrtarisht vetëm në ditën e parë të korrikut, Liverpool tashmë ka sjellë dy lojtarë që duhet të luajnë një rol të madh në skuadër në sezonin e ardhshëm.

Së pari, 24-vjeçari Alexis Mac Allister, kampion bote me Argjentinën, mbërriti nga Brighton për 42 milionë euro dhe të premten klubi nga Anfield aktivizoi klauzolën e blerjes së 22-vjeçarit Dominik Szoboszlai nga Leipzig.

Të dy duhet të jenë shtylla kurrizore e mesfushës së re të Liverpoolit. Pikërisht në atë pjesë të fushës u njoftuan ndryshimet më të mëdha në skuadrën e Jurgen Klopp dhe nuk përjashtohet që të ketë të tjera, duke qenë se me Liverpoolin janë të lidhur edhe mesfushorët e rinj francezë Khephren Thuram dhe Manu Kone.

Jurgen Klopp bëri diçka të ngjashme me atë që bëri Pep Guardiola në Manchester City, duke luajtur me formacionin 3-2-4-1 në fazën sulmuese të lojës.

Më i rëndësishmi ishte ndryshimi në rolin e Trent Alexander-Arnold, i cili u fut në mesfushë nga mbrojtësi i djathtë.

Klopp më vonë deklaroi se i vjen keq që nuk e bëri ndryshimin më shpejt sepse beson se Liverpooli do të arrinte në Ligën e Kampionëve.

Nisur nga fjalët e strategut gjerman dhe dy transferimet e deritanishme, pritet që ky formacion të vazhdojë edhe në sezonin e ardhshëm. /Telegrafi/