Please enter at least 3 characters.

Dy shtetas të huaj i vjedhin para një personi në Prishtinë

2017/11/vjedhje-qytetari-1.jpg

Dy persona (shtetas të huaj) janë arrestuar pasi kanë vjedhur disa para nga një person tjetër (shtetas i huaj).

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të martën rreth orës 02:30 në fshatin Vranidoll të Prishtinës.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj, shtetas të huaj , pasi që të njëjtit nga viktima mashkull shtetas i huaj kanë vjedhur një shumë parash”, thuhet në raport.

Siç thuhet në raport, me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. /Telegrafi/