Please enter at least 3 characters.

​Dy persona të therur në Pejë, arrestohet një i dyshuar

2023/07/ambulanca-ok-1-e1710186934686.jpg

Dy persona janë therur sot në Pejë nën rrethana ende të pasqaruara, ndërkohë që policia ka arrestuar një person.

Fadil Gashi, zëdhënës i policisë rajonale të Pejës, tha se policia e ka arrestuar një të dyshuar lidhur me rastin.

“Policia ka arritur ta identifikojë të dyshuarin dhe e ka arrestuar. Ai është intervistuar dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje”, tha ai.