Dy paraglajdistë përplasen në ajër dhe bien në det, gjatë një festivali të lojërave ajrore në Turqi
25/10/2021
Janë shfaqur pamje të tmerrshme të dy paraglajderëve që përplasen në ajër dhe bien në det në vendpushimin turistik të pushimeve Oludeiz.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, incidenti i tmerrshëm ndodhi gjatë festivalit të lojërave ajrore turke - një ngjarje e stilit olimpik për aktivitete ajrore, duke përfshirë, hedhje me parashutë, paraglajding dhe parashutizëm.
Dhe siç thuhet më tej, dy prej tyre u përplasën gjatë një ngjarjeje të dielën, pasi u ngatërruan në ajër para se të zhyten në det.
Shërbimet e urgjencës mund të shihen duke u kujdesur për ata që u nxorën nga uji dhe u morën me barela.
Së paku deri më tani nuk dihet për gjendjen e tyre, nëse janë lënduar apo jo. /Telegrafi/


