Please enter at least 3 characters.

Dy motra rrihen mes vete në Prishtinë

2021/03/rrahje-1-780x439-1.jpg

Një femër është arrestuar pasi e ka sulmuar fizikisht motrën e saj.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të martën ndërsa e dyshuara është arrestuar sot, në Prishtinë.

Siç thuhet në raport, me vendim të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje.

“Me 17.03.2021 është arrestuar e dyshuara femër kosovare pasi që e njëjta pas një mosmarrëveshje e ka sulmuar fizikisht motrën  e saj viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport. /Telegrafi/