Please enter at least 3 characters.

Dy milionë maska mbrojtëse që bleu Finlanda nga Kina rezultuan të papërshtatshme

2020/04/fengmasks_custom-ade97ff3f9240d1a9dca8efb368e2ee7c71b89e6-s800-c85.jpg

Dy milionë maska mbrojtëse që bleu Finlanda nga Kina, kanë rezultuar të papërshtatshme për t’u përdorur në spitale, përcjell Telegrafi.

Ministrja e Shëndetësisë së Finlandës, Aino-Kaisa Pekonen, kishte lajmëruar në Twitter për dërgesën e parë të dy milionë maskave kirurgjikale dhe 230 mijë të tjera për frymëmarrje, që ishin shkarkuar në aeroportin e Helsinikit nga një fluturim i qytetit Guangzhou të Kinës, duke deklaruar se ato do të kontrolloheshin para se të hyjnë në përdorim.

Mirëpo, të mërkurën zyrtarët zbuluan se maskat e porositura nuk plotësonin standardet e kërkuara të mbrojtes kundër coronavirusit, për t'u përdorur në mjediset mjekësore.

"Sigurisht që është zhgënjim për ne”, tha sekretarja e ministrisë së shëndetësisë, Kirsi Varhila në një konferencë për shtyp.

Sipas zyrtarëve, tani Finlandës i duhen rreth gjysmë milionë maska kirugjikale dhe 50 mijë maska respiratore në ditë, pasi disa rajone kanë paralajmëruar për mungesën e tyre.

Lidhur me këtë rast kryeministrja finlandeze, Sanna Marin, u sulmua sot nga disa autoritete lokale në Twitter, duke e akuzuar qeverinë që nuk i kanë grumbulluar pajisjet mbrojtëse prej tre deri në gjashtë muaj, siç ishte paraparë nga plani i gatishmërisë pandemike në Finlandë. /Telegrafi/