Please enter at least 3 characters.

Dy legjenda të Arsenalit dalin si pretendentë kryesorë për të zëvendësuar Edun

2024/11/edu-1.jpg

Arsenali ka nisur zyrtarisht kërkimin për një drejtor të ri sportiv pas largimit të Edu, pas një mandati të suksesshëm pesëvjeçar.

Braziliani, i cili iu bashkua klubit në vitin 2019 si drejtor teknik, luajti një rol kyç në formësimin e skuadrës dhe strategjisë së rekrutimit të Arsenalit.

Sipas burimeve, Arsenali ka nisur tashmë diskutimet me Tomas Rosicky, një ish-mesfushor i Topçinjve, dhe po shqyrton gjithashtu Per Mertesacker, ish-mbrojtësi i klubit dhe menaxherin aktual të akademisë.

Përvoja e Mertesacker në zhvillimin e talenteve të rinj dhe të kuptuarit e Rosicky për vlerat e klubit i bëjnë ata pretendentë të fortë për këtë rol.

Klubi po kërkon një kandidat me një kuptim të thellë të identitetit dhe vizionit të Arsenalit, kështu që secili nga këta dy i përmbush kriteret. /Telegrafi/