Dy ish-lojtarët e Kosovës janë pajisur me licencë A të UEFA-s, gati për profesionin e trajnerit
21/10/2024
Dy ish-lojtarët e Kombëtares së Kosovës, Anel Rashkaj dhe Ilir Berisha janë pajisur me licencën A të UEFA-së. Dyshja që kanë bërë karrierë për Kosovën kanë filluar kohë më parë zejen e trajnerit në kategori të reja. Tani më të dy janë pajisur me licenca A të UEFA-s, gjë që e kanë bërë të ditur përmes faqeve të tyre në rrjetet sociale.Rashkaj ka qenë kapiten i Kosovës në ndeshjet e para zyrtare, ndërsa ka bërë karrierë për klube si Halmstad, Sandes Ulf, Eskilstuna, Prishtina, Seinajoki dhe Orgryte.


