Dy aksidente trafiku në rrugën Prishtinë-Pejë, krijohen kolona
01/06/2026
Daut Hoxha, zëdhënës në Policinë e Kosovës, ka konfirmuar dy aksidente trafiku të ndodhura në orët e pasdites në rrugën Prishtinë–Pejë.
Hoxha tha se në aksidentin e parë janë përfshirë tri automjete, “ku si pasojë përveç demeve materiale janë shkaktuar lëndime të lehta trupore”, tha ai.
“Një aksident tjetër është shkaktuar në fshatin Sllatinë. Si pasojë e aksidenteve janë shkaktuar kolona të automjeteve deri në largimin e mjeteve nga vendi i ngjarjes”, tha ai.
Hoxha tha se njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme operacionale dhe hetimore për sqarimin e rrethanave të rasteve, sipas procedurave ligjore.


