Please enter at least 3 characters.

Dwayne Johnson merr përgjegjësinë për kritikat negative që mori "Baywatch"

2018/12/DavidHasselhowDwayneJohnson-e1546212853501.jpg
213:"BERLIN, GERMANY - MAY 30: David Hasselhoff (L) and Dwayne Johnson pose at the 'Baywatch' Photo Call at Sony Centre on May 30, 2017 in Berlin, Germany. (Photo by Andreas Rentz/Getty Images for Paramount Pictures)
32:"Getty Images for Paramount Pictu

Dwayne Johnson e ka marrë përgjegjësinë që filmi i vitit 2017, "Baywatch", mori shumë kritika negative.

Aktori e ka shfrytëzuar profilin e tij në Instagram për të pranuar fajin që filmi nuk u pëlqye, ndërkohë që pati shumë nominime në 'Razzie Awards' (që u ndan "çmime" filmave më të këqij).

'The Rock' luajti rolin e Mitch Buchanan në filmin që ishte një ribërje e hit-serialit të viteve të nëntëdhjeta, në të cilin rolin kryesor e luante David Hasselhoff.

"Hej, unë e marr gjithë përgjegjësinë... Prandaj më goditni në fytyrë...", ka thënë Johnson.

Pjesë e filmit ishte dhe Zac Efron, i cili u nominua si aktori më i keq për rolin e tij në këtë film.

Priyanka Chopra, Alexandra Daddario dhe Kelly Rohrbachu kujdesën për anën e bukur të "Baywatch" që nuk shkoi si ishte pritur.

Megjithatë, në 'box office', përfitoi rreth 178 milionë dollarë (155 milionë euro), kundrejt buxhetit prej 65 milionë dollarësh (57 milionë euro). /Telegrafi/