Dushi i kënaqur me rezultatet
15/11/2014
Sulmuesi i ekipit drenicas, Besart Dushi thotë se skuadra i ka arritur objektivat.
“Mendoj se në fillim kemi startuar dobët, mirëpo me kalimin e kohës skuadra e ka arritur atë formën e dëshiruar dhe si rezultat i kësaj ia kemi dal të marrim rezultatet e kënaqshme”.
”Nëse analizojmë me kujdes rrjedhën e kampionatit, mendoj se për këto 14 xhiro ja kemi dalë t’i realizojmë objektivat tona”, u shpreh Dushi për ‘Sport Plus’. /Telegrafi/


