Durmishi: Përgatitja e shportës mesatare të konsumit është në fund, afati për miratim është 30 qershori
Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, informoi se përgatitja e shportës mesatare të konsumit është në fund, ndërsa afati për miratimin e saj është 30 qershori.
Ai tha se e njejta është shqyrtuar nga anëtarët e Këshillit Ekonomik – Social (KES), janë dorëzuar vërejtjet nga ana e tyre dhe tashmë po përpunohen.
Durmishi në konferencë për media informoi se shporta do të vendoset në rend dite në mbledhjen e ardhshme të KES, do të shqyrtohet dhe nëse ka nevojë edhe për diçka tjetër, do të shtohet. Nëse jo dhe nëse të gjitha palët pajtohen, atëherë do të publikohet dhe do të jetë në dispozicion për qytetarët.
Thirrje publike për mbështetje financiare për ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme dhe zejtarët, me çka janë siguruar 11 milionë e 340 mijë denarë, ka publikuar sot Ministria e Ekonomisë
Për momentin, siç theksoi, në fokus është agjenda e reformave për përmbushjen e së cilës janë angazhuar të gjitha burimet e Ministrisë.
“Pas zgjedhjeve lokale, këto muaj kemi punuar shumë dhe me përkushtim në agjendën e reformave. Po investojmë të gjitha burimet që kemi në Ministri në agjendën e reformave. Shporta mesatare e konsumit është pothuajse e përfunduar, duhet të bëhen disa punë teknike. Grupet e punës tashmë po punojnë për përmbushjen e hapave, ndërsa afati është 30 qershori. ua shpërndamë të gjithë anëtarëve të KES-it, është shqyrtuar prej tyre. Po përpunojmë kritikat dhe vërejtjet që kishin. Kur të kemi seancën e radhës të KES-it, pasi të kemi përmbushur hapat e agjendës së reformave, do të përqendrohemi në ato vërejtje, kritika dhe sugjerime që na dhanë për t’i futur në shportën e konsumit. Do t’i vendosim dhe shporta do të jetë në dispozicion”, shpjegoi ministri.


