Please enter at least 3 characters.

Dua Lipa vesh sytjena ‘Hello Kitty’ me fustan të bardhë ndërsa përgatitet të kryesojë festivalin ‘Austin City Limits’

2024/10/page-72.jpg

Ajo nuk ka frikë të shtyjë kufijtë kur bëhet fjalë për modën.

Dhe Dua Lipa u sigurua që të gjithë sytë të ishin tek ajo teksa u shfaq në Instagram të shtunën mbrëma përpara performancës së saj kryesore në ‘Austin City Limits Festival’.

Krijuesja e hitit “Houdini”, 29 vjeçe, shfaqi dekoltenë e saj, në një palë sytjena të verdha të çuditshme ‘Hello Kitty’, shkruan DailyMail.

Duke kombinuar të brendshmet me një fustan të bardhë pa rripa, këngëtarja tërhoqi fustanin për të treguar sytjenat e saj bazuar në filmin vizatimor të lezetshëm.

Duke e kompletuar dukjen me çizme lëkure të zeza deri tek gjuri, Dua kapi flokët e saj të kuq gjysmë lart gjysmë poshtë.

E lumtur që do të jetë kryefjala e festivalit, ajo i ka shkruar: “Kthim bë Austin! Rundi i 2-të Sonte @aclfestival”.

Ylli ka ndarë edhe një selfie të ëmbël me babin e saj Dukagjin Lipa, i cili është edhe menaxheri i saj. /Telegrafi/