Please enter at least 3 characters.

Dua Lipa vazhdon të sjellë imazhe provokuese nga pushimet, merr vëmendje me paraqitjen në rozë

2022/01/deee-e1641632157961.png

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa, po vazhdon të shijojë jetën si beqare.

Ajo pak javë më parë u njoftua se është ndarë nga partneri i saj, modeli amerikan, Anwar Hadid.

26-vjeçarja duket se po shijon pushimet dhe vetëm pak ditë më parë solli disa pamje nga ishujt St. Barts.

Dua Lipa (Foto: Instagram)

Krijuesja e hitit “Levitating” ka sjell disa imazhe provokuese e shtrirë teksa vë në pah linjat e mahnitshme e veshur në rozë.

“Çohu e shëndrit”, kanë qenë fjalët e yllit nga Kosova.

Fjalët e artistes vijnë pak javë pas ndarjes nga Hadid, me të cilin shijoi lidhjen prej më shumë se dy vitesh.

Ajo dhe modeli i njohur nisën romancën në qershor të vitit 2019, menjëherë pas ndarjes nga Isaac Carew. /Telegrafi/