Please enter at least 3 characters.

Dua Lipa shkruan historinë, bëhet shqiptarja e parë që fiton dy çmime "Grammy"

2019/02/dyua-lipa-grammy.jpg
285:"LOS ANGELES, CALIFORNIA - FEBRUARY 10: Dua Lipa, winner of Best New Artist and Best Dance Recording for 'Electricity,' poses in the press room during the 61st Annual GRAMMY Awards at Staples Center on February 10, 2019 in Los Angeles, California. (Photo by Amanda Edwards/Getty Images)
12:"Getty Images

Artistja shqiptare me fame botërore, Dua Lipa, ka shkruar historinë duke u bërë shqiptarja e parë që shpërblehet me dy çmime “Grammy”.

Mbrëmja më e madhe muzikore e vitit e ka shpallur atë fituese në kategorinë “Kënga më e mirë ritmike”, për këngën e saj të suksesshme “Electricity”, në bashkëpunim me Mark Ronson dhe Diplo.

Lajmin për këtë e ka bërë të ditur vet Akademia e regjistrimeve "Grammy", përmes një postimi në rrjetin social Twitter.

Dua Lipa, Diplo dhe Mark Ronson kanë lënë prapa këngët “Northern Soul” nga Above & Beyond dhe Richard Bedford, “Ultimatum” nga Disclosure dhe Fatoumata Diawara, “Losing It” nga Fisher dhe “Ghost Voices” nga Virtual Self.

Por, bukuroshja jonë nuk u ndal me kaq pasi ka fituar edhe çmimin e dytë prestigjioz “Grammy” në kategorinë Artisti i ri më i mirë. Ky është çmimi i dytë “Grammy” në karrierën e këngëtares 23-vjeçare.

Pak para se të paraqitje në tapetin e kuq të eventit, këngëtarja shqiptare është njoftuar se ka fituar këtë çmim, ndërsa gëzimin e ka ndarë me fansat përmes një videoje në rrjetin social Instagram.

“Jeta është vërtetë e çmendur tani. Kaq krenare që kënga jonë fitoi çmimin ‘Grammy’. Shihemi së shpejti në tapetin e kuq”, ka shkruar Lipa në Instagram. /Telegrafi/

Dukja e Dua Lipës në "Grammy Awards 2019"(Foto: Jon Kopaloff/Getty Images/Guliver)