Please enter at least 3 characters.

Dua Lipa shkëlqen në koncertin e "Jaguarit" në Amsterdam

2018/09/PESSSS-e1536129926583.jpg
667:"AMSTERDAM, NETHERLANDS - SEPTEMBER 03: In this handout images provided by Jaguar, Jaguar and global superstar singer-songwriter Dua Lipa launch pioneering tech and music collaboration with live performance of exclusive remix of unreleased track, Want TO {PACE Remix} created by utilising innovative technology from the Jaguar all-electric I-PACE - at Sugar City in Amsterdam, Netherlands. Fans can personalise their own version of Dua Lipas latest track Want TO {PACE Remix} at remix.jointhepace.com, from data captured by the all-electric I-PACE, through Spotify, or by tapping a rhythm on a mobile. #thepace #jaguar (Photo by Neale Haynes/Jaguar via Getty Images)
12:"Getty Images

Dua Lipa është përzgjedhur këtë vit si imazhi i veturave "Jaguar".

Vet kompania kishte njoftuar javë më parë se kishte arritur një bashkëpunim me artisten shqiptare, për të promovuar një partneritet të teknologjisë së fundit me brendin e automjeteve.

Më 3 shtator, artistja shqiptare me famë botërore mbajti një koncert ekskluziv në Amsterdam të Holandës, nën patronatin e Jaguar, koncert i titulluar “The PACE: Season One".

Përveç performancës së këngëtares, në këtë koncert janë promovuar modelet e popullarizuara SUV të Jaguarit.

Dua ka dhuruar një performancë spektakolare, duke kënduar disa nga hitet e saj më të fundit.

Ajo ka shkëlqyer e veshur me një fustan plot shkëlqim, me prerje të shumta, teksa dukej tërheqëse me flokët e saj të zeza dhe të shkurtra.

Ndërkohë, artistja shqiptare ka realizuar edhe një set të ri fotografik, në promovimin e modeleve të reja të veturës, ku dukej po ashtu mjaft joshëse e veshur me kostumin blu me shkëlqim.

Dua gjithashtu ka paralajmëruar se nesër (e enjte), do të publikojë këngën e saj më të re "Electricity". /Telegrafi/

Foto: Getty Images

Foto: Getty Images

Foto: Getty Images

Foto: Getty Images

Foto: Getty Images

Foto: Getty Images

Foto: Getty Images