Please enter at least 3 characters.

Dua Lipa performon në finalen e Ligës së Kampionëve?

2018/04/DuaLipaFk.jpg
230:"NEW YORK, NY - JANUARY 27: Dua Lipa performs onstage during Billboard and Mastercard present a night with Dua Lipa at Mastercard House on January 27, 2018 in New York City. (Photo by Christopher Polk/Getty Images for Mastercard)
16:"Christopher Polk

UEFA ka bërë një aludim të fortë për një performancë të Dua Lipës në finalen e Ligës së Kampionëve.

Ceremonia e hapjes së finales së Ligës së Kampionëve është një prej pjesëve artistike që UEFA i kushton shumë rënëdsi.

Dua Lipa (Getty Images)

Kësaj radhe UEFA ka aluduar se performanca mund të jetë e Dua Lipës, duke lansuar një video paralajmëruese, pa konfirmuar nëse është Dua.

Në videon disa sekondëshe vërehet pjesë nga kënga e Dua Lipës "Neë Rules", që i ka bërë të gjithë mediat dhe adhuruesit të spekulojnë.

(Foto: Getty Images)

Konfirmimi për performancën dhe gjithë pjesën artistike të ceremonisë hapëse të Ligës së Kampionëve mbahet në një konferencë me 8 maj.

Finalja e Ligës së Kampionëve zhvillohet më 26 maj në Kyiv të Ukrainës.

Real Madridi përballet me Liverpoolin në finalen e madhe të Ligës së Kampionëve për vitin 2018./Telegrafi/