Please enter at least 3 characters.

Dua Lipa në Prishtinë me të dashurin, Isaac Carew

2018/08/podeeee.jpg

Këngëtarja Dua Lipa arriti sot (e mërkurë) në Prishtinë.

Ajo është këtu për performancën që do ta ketë të premten në kuadër të festivalit "Sunny Hill", i cili mbahet në parkun "Gërmia".

Me të arritur në Kosovë, Dua është mirëpritur nga stafi dhe familjarët e saj.

Dua kësaj radhe erdhi në Kosovë, e shoqëruar nga i dashuri i saj, Isaac Carew.

Në fotografitë e shkrepura nga Telegrafi në mbërritje të këngëtares në aeroport, Dua shihet teksa shoqërohet nga Isaac gjatë mbërritjes.

Ata duken mjaft të lumtur dhe të dashuruar teksa shoqërohen bashkë, dhe këtë e tregon edhe buzëqeshja në fytyrat e tyre. /Telegrafi/