Please enter at least 3 characters.

Dua Lipa me çantat e kreatores kosovare të modës (Foto)

2016/11/duaaa-e1479767033507.jpg

Dua Lipa po vazhdon me koncertet muzikore anembanë botës. 

E për këto paraqitje skenike, por edhe jashtë salla koncertale, dikush duhet të përkujdeset për veshjet e këngëtares.

E për një pjesë të aksesorëve të Duas po kujdeset modelja dhe kreatorja e modës Agnesa Vuthaj, transmeton Telegrafi.

Në fakt, çantat e prodhuara prej bukuroshes istogase po i bart këngëtarja shqiptare.

Theksojmë se Agnesa ditë më parë i kishte prezantuar Duas koleksionin e çantave në New York, ku ka marrë pjesë në eventin “The Russian Tea Room”, që u organizua me qëllime humanitare, për të ndihmuar nënat dhe fëmijët e varfër.

Ndryshe, Dua është duke punuar në projekte të reja muzikore, ndërsa Agnesa po vazhdon me krijimtarinë në fushën e modës. /Telegrafi/