Please enter at least 3 characters.

Dua Lipa arrin 35 milionë ndjekës në Instagram

2019/10/Duja3-e1571238631489.jpg
197:"LOS ANGELES, CA - OCTOBER 09: Dua Lipa attends the 2018 American Music Awards at Microsoft Theater on October 9, 2018 in Los Angeles, California. (Photo by Kevork Djansezian/Getty Images For dcp)
20:"Getty Images For dcp

Artistja shqiptare me renome botërore, Dua Lipa, i befasoi të gjithë së fundmi me zhvillimet e fundit që bëri në rrjetin social Instagram.

Ajo i fshiu të gjitha fotografitë dhe videot e publikuara ndër vite, duke e lënë komplet të zbrazët llogarinë e saj.

Mirëpo kjo nuk po e pengon atë që të rrisë numrin e ndjekësve të saj, pasi vetëm në këtë rrjet social, ajo numëron tashmë mbi 35 milionë sosh.

Ajo ka hequr edhe fotografinë e profilit, duke lënë vetëm një imazh me ngjyrë të kaltër.

Mendohet se fshirja e të gjitha postimeve të saj, ka të bëjë me albumin e ri që ajo do të nxjerrë së shpejti në treg, të cilën ajo e ka cilësuar si një "epokë të re" në karrierën e saj.

Dua me këtë shifër ndërkohë vazhdon të jetë personazhi shqiptar më i ndjekur ndonjëherë, në rrjetin social Instagram. /Telegrafi/