Please enter at least 3 characters.

Droni i vogël i ukrainasve shkatërron tankun rus

2024/10/2-82.jpg

Ministria ukrainase e Mbrojtjes ka publikuar pamjet e shkatërrimit të tankut rus T-90M.

Fjala është për një nga tanket më moderne të ushtrisë ruse, transmeton Telegrafi.

Është interesant se ajo që shihet qartë në video, është se një dron shumë i vogël godet tankun dhe i tërë mjeti shkatërrohet.

Nuk dihet lokacioni i saktë i regjistrimit të kësaj video, por ukrainasit gjatë ditës së djeshme kanë pretenduar se kanë shkatërruar tetë tanke ruse.

Ukrainasit me fluturake të tilla pa pilot, ka arritur t’i shkaktojë humbje të mëdha forcave ruse që nga fillimi i luftës. /Telegrafi/