Dron rus godet banesën në Rumani - çfarë dihet deri më tani
Një dron rus goditi një bllok banesash në Romania gjatë natës së të enjtes duke u gdhirë e premte.
Ai ra në qytetin juglindor Galați dhe shkaktoi një zjarr, duke lënë të paktën dy persona të lënduar, shkruan skynews.
Romania e cilësoi incidentin si një “përshkallëzim serioz dhe të papërgjegjshëm nga Rusia”, ndërsa presidenti i vendit thirri një mbledhje të këshillit të mbrojtjes.
Brigadieri rumun, Gheorghe Maxim tha se dronët mund të shkelin hapësirën ajrore të vendit për një kohë shumë të shkurtër dhe të fluturojnë ulët, nën kapacitetet e radarëve, transmeton Telegrafi.
Ai shtoi se sistemi amerikan kundër-dron MEROPS është në operim, por do të ishte shumë i rrezikshëm për t’u përdorur në një qytet gjatë mëngjesit.
Incidenti i fundit në territor të NATO
Ky incident është vetëm më i fundit ndër vite ku vendet anëtare të NATO kanë raportuar shkelje të kufijve të tyre.
Ai gjithashtu rrit presionin mbi NATO për të gjetur një formë reagimi, por vendet anëtare po e peshojnë këtë kundrejt rrezikut të përshkallëzimit.
Incidente të ngjashme gjatë 20 viteve të fundit kanë tensionuar marrëdhëniet mes Rusisë dhe Perëndimit – në disa raste pothuajse deri në pikën e shpërthimit.
Rumania tha se një dron kishte shkelur hapësirën e saj ajrore edhe në shtatorin e kaluar, gjatë një sulmi rus në Ukraine.
“Rusia është rrezik për të gjithë” – reagimet ndërkombëtare
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte tha se aleatët janë të gatshëm të mbrojnë “çdo pëllëmbë” territori;
Presidentja e Moldavisë, Maia Sandu paralajmëroi se Rusia është “rrezik për të gjithë dhe duhet ndalur”;
Ministrja e Jashtme e Britanisë së Madhe, Yvette Cooper e dënoi Rusinë, duke thënë se është “jashtëzakonisht e rrezikshme”;
Presidentja e Komisionit Evropian të Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen tha se po përgatiten sanksione të reja pasi Rusia “kaloi një vijë tjetër”;
Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Andrii Sybiha bëri thirrje për “veprim vendimtar” ndërkombëtar;
Ambasadori i SHBA-së në NATO, Matthew Whitaker e quajti sulmin “inkursion të pamatur”;
Ministri i Jashtëm polak, Radosław Sikorski paralajmëroi se Rusia “mbetet e rrezikshme” pavarësisht nëse sulmi ishte i qëllimshëm apo jo.
Putin: Nuk kam faj
Kur reagoi më në fund, diktatori rus, Vladimir Putin tha se askush nuk mund të përcaktojë nga erdhi droni dhe u përpoq t’ia atribuojë fajin Ukrainës.
“Dronë ukrainas kanë hyrë edhe në Poloni dhe në vendet baltike më parë. Mendoj se kemi të njëjtën situatë këtu”, tha ai.
Si dronët rusë ashtu edhe ata ukrainas gjatë luftës kanë hyrë herë pas here në hapësirën ajrore të vendeve evropiane fqinje.
Rusia gjithashtu ka dërguar avionë luftarakë në hapësirën ajrore të vendeve si Estonia dhe Finlanda.
Në një qëndrim të njohur, Putin tha se Romania duhet t’i dorëzojë mbeturinat e dronit Rusisë, në mënyrë që Kremlini të përcaktojë origjinën e tij. /Telegrafi/


