Please enter at least 3 characters.

Drita në bojkot

2016/01/drita-n-euml-bojkot_hd.jpg

Telashet janë trashëguese, pasi ‘lluga’ e re në kampin bardhekaltër është bërë për shkak të borxheve që iu ka mbetur kryesia e klubit pesë futbollistëve që tani për tani janë barra kryesore e skuadrës gjilanase.

Bujar Shabani, Shqipërim Kelmendi, Blendim Gashi, Ardian Limani dhe Betim Syla nuk e kanë marrë ende një rrogë të edicionit të kaluar, përkundër premtimeve të vazhdueshme që i kanë marrë nga kryesia e klubit për shlyerjen e tyre.

Në këtë mënyrë, ata kanë vendosur që t’i bojkotojnë stërvitjet që nga dita e sotshme (e martë), për të mos u kthyer pa i marrë paratë. Kështu kanë deklaruar futbollistët në fjalë për gazetën Arena, në kushte anonimiteti. /Telegrafi/