Please enter at least 3 characters.

Drita misterioze ndriçon qiellin mbi Zelandën e Re

Një rreze e ndritshme drite u kap mbi kryeqytetin e Zelandës së Re, Wellington, më 30 janar.

Pamjet tregojnë rrezen e reflektuar në ujin poshtë, të filmuar nga një kamera në klubin e lundrimit Heretaunga, transmeton Telegrafi.

Raportet sugjerojnë se ngjarja mund të jetë një meteor ose mbeturina hapësinore që rihyjnë në atmosferë.

Videoja e shpërndarë është shikuar nga mijëra njerëz dhe ka nxitur një lumë komentesh.

Ndërsa deri më tani askush nga autoritetet e Zelandës së Re nuk është deklaruar lidhur me këtë. /Telegrafi/