Please enter at least 3 characters.

Drita merr fitore tejet të rëndësishme ndaj Ulpianës

2021/12/265857482_1533783840339442_1676577762400471323_n.jpg

Drita ka marrë fitoren e tretë radhazi këtë edicion në Superligën e Kosovës.

Në një fushë tejet të rënduar gjilanasit kanë triumfuar ndaj Ulpianës me rezultat 3-1.

Golin e parë e realizoi Arbnor Muja në pjesën e parë, kur realizoi nga afërsia për 1-0.

Me epërsinë minimale të gjilanasve përfunduan 45 minutat e para të kësaj sfide.

Ulpiana pjesën e dytë e nisi më mirë, kur Egzon Qerimi shënoi një gol të bukur pas asistimit nga Rapuca për t'i barazuar shifrat në 1-1.

Drita në fund të ndeshjes fitoi penallti, pasi Almir Kryeziu u pengua në zonë nga portieri Basha.

I saktë nga pika e bardhë u tregua Astrit Fazliu për 2-1.

Krejt në fund të ndeshjes, Drita shënoi me Marko Simonovskin për rezultatin përfundimtar 3-1 pas asistimit nga Almir Kryeziu.

Drita e mbyll stinorin vjeshtor me 34 pikë dhe për momentin ndodhet në pozitën e parë deri nesër kur të përfundojë ndeshja Ballkani - Gjilani. /Telegrafi/