Please enter at least 3 characters.

Drita kërkon të rikthehet te fitoret, Drenica për befasi - formacionet zyrtare

2022/09/Drita-Drenica-1.png

Drita dhe Drenica do të përballen në kuadër të xhiros së nëntë në Albi Mall Superligën e Kosovës.

Vendasit janë aktualisht lider në kampionat, derisa Drenica në këtë takim vije pas dy fitoreve radhazi.

Djelmoshat e udhëhequr nga Ardian Nuhiu kërkojnë të rikthehen te fitoret pas barazimit pa gola ndaj Prishtinës, derisa kuqezinjtë nga Skenderaj synojnë të shkaktojnë një tjetër befasi.

Tanimë dy trajnerët, Ardian Nuhiu i vendasve dhe Bekim Shotani i mysafirëve kanë publikuar edhe formacionet zyrtare.

Formacionet zyrtare:Drita: Maloku, Krasniqi, Limani, Vitija, Blakqori, Jashari, Broja, Baftiu, Selmani, Ajzeraj, Simonovski.

Drenica: Shala, Lushtaku, Hoti, Bejta, Veliqi, Dervisaj, Thaqi, Zeka, Vojvoda, Abazi, Koxy.

/Telegrafi/