Please enter at least 3 characters.

Drilon Rama i bën një dedikim të veçantë Sara Kolamit për ditëlindje

Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova 3, Sara Kolami, ka festuar ditëlindjen në një vend luksoz në Tiranë.

Ajo kishte ftuar disa nga miqtë e krijuar nga formati i lartpërmendur si: Drilon Ramën, Rovena Stefën, Atilla Kardesh, e në mesin e tyre ishte edhe producentja Olsa Muhameti.

Driloni dhe Sara tashmë dihet se kanë një lidhje të ngushtë me njëri-tjetrin, edhe pas mbarimit të spektaklit.

Fituesi i Big Brother ka ndarë fotografi krah Sarës dhe me këtë rast bëri një urim të veçantë për ditëlindje.

“Gëzuar ditëlindjen o zog, me klasë të lartë”, kanë qenë fjalët e boksierit shqiptar.

Nuk dihet më shumë për këtë raport të dyshes, se si janë në të vërtetë pas Big-ut.

Sidoqoftë, janë parë shpesh si në Prishtinë ashtu edhe në Tiranë, me aktivitete të ndryshme. /Telegrafi/