Please enter at least 3 characters.

Drenica zyrtarizon një tjetër përforcim, nënshkruan me Donat Mehmetin

Drenica ka zyrtarizuar një tjetër përforcim në prag të sezonit të ri, duke siguruar shërbimet e sulmuesit Donat Mehmeti.

Klubi kuqezi ka bërë të ditur se ka arritur marrëveshje me ish-futbollistin e KF Tiranës, i cili tashmë është pjesë e skuadrës nga Skenderaj.

Mehmeti ka nënshkruar kontratë me Drenicën deri në përfundim të këtij edicioni dhe pritet t’i bashkohet menjëherë ekipit për të qenë në dispozicion të stafit teknik.

Në njoftimin e klubit thuhet se drejtuesit besojnë se cilësitë e sulmuesit do të jenë një vlerë e shtuar për skuadrën në arritjen e objektivave gjatë sezonit.


"FC Drenica ka kënaqësinë të njoftojë arritjen e marrëveshjes me sulmuesin Donat Mehmeti, i cili është përforcimi më i ri i skuadrës sonë", thuhet në komunikatën e klubit.

Me këtë transferim, Drenica vazhdon të përforcojë organikën në prag të sfidave të reja, ndërsa Mehmeti do të synojë të japë kontributin e tij në repartin ofensiv me fanellën kuqezi./Telegrafi/