Please enter at least 3 characters.

Drenica merr një fitore të madhe në udhëtim te Gjilani

Drenica ka shënuar fitore me rezultat 1-0 në udhëtimin e tyre te Gjilani në ndeshjen e vlefshme për javën e 24-të të Albi Mall Superligës së Kosovës.

Kuqezinjtë nga Skenderaj kanë marrë fitoren e parë në pranverë, duke mposhtur një Gjilan, i cili ishte në formë me tri fitore radhazi.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë thuajse të barabartë nga të dyja ekipet, por me vetëm mysafirët që gjeten rrjetën.

Goli i vetëm në këtë pjesë erdhi në minutën e 22-të me anë të Kreshnik Ukës, i cili shënoi nga pika e bardhë për 0-1.


Në pjesën e dytë, Gjilani ishte skuadër më e mirë dhe më kërkuese, por edhe përkundër rasteve portat mbeten të paprekura dhe Drenica fitoi në fund me rezultat minimal.

Pas kësaj fitore, Drenica i ikë pozitës së fundit dhe tani renditet e nënta me 25 pikë, ndërsa Gjilani i pesti me 36 pikë.

Në ndeshjen e ardhshme, Gjilani udhëton te Llapi, teksa Drenica e pret Malishevën. /Telegrafi/