Please enter at least 3 characters.

Drekë familjare për gjysmë ore: Receta më e shijshme për gjoks të pjekur pule!

2018/02/138553_shutterstock-68458030_ls.jpg

Një recetë e shpejtë dhe e lehtë për t’u përgatitur, me shije mbresëlënëse.Përbërësit për 4 persona:▪ 450 g gjoks pule (pa eshtra), ▪ 100 g miell, ▪ 2 limonë, ▪ 2 lugë të vogla vaj ulliri ekstra virgjin, ▪ 100 ml supë pule, ▪ 2 lugë të vogla gjalpë, ▪ 2 hudhra, ▪ 1 lugë të vogël kripë, ▪ 1 lugë të vogël piper, ▪ majdanoz të freskët.Përgatitja:

Ngrohni furrën në 200 gradë. Në enë përzieni miellin, kripën, piperin dhe korën e një limoni.

Qiteni në enë gjoksin e pulës të prerë në formë bërxollash dhe rrotulloni derisa sipërfaqja të bëhet e mbuluar në tërësi me përzierjen e miellit dhe erëzave.

Priteni një limon në feta.

Në një tigan më të madh dhe në temperaturë mesatare ngrohni vajin e ullirit.

Shtoni mishin e pulës dhe fërgojeni rreth pesë minuta derisa njëra anë të marrë ngjyrë ari-të gështenjtë.

Rrotullojeni gjoksin e pulës, qitni supën e pulës, gjalpin, hudhrën dhe fetat e limonit.

Futeni mishin e pulës në furrë dhe piqeni edhe 10 deri 15 minuta.

Shërbejeni me salcën nga tigani dhe sipas dëshirës pak majdanoz të grirë, transmeton Telegrafi.