Drejtoria Kundër Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit aksion në Gjakovë
20:"Photo:RIDVAN SLIVOVA
11/11/2023
Drejtoria Kundër Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit është duke zhvilluar një operacion policor në rajonin e Gjakovës.
Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin, Baki Kelani, zëdhënës i Policisë së Kosovës.
"Mund të konfirmojmë se Policia e Kosovës, në këtë rast Drejtoria Kundër Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, është duke e realizuar një operacion policor në rajonin e Gjakovës", tha ai.
Kelani shtoi tutje se ky operacion policor përfshin disa lokacione në rajonin në fjalë, dhe se më shumë informacione do të ketë pas përfundimit të tij./Telegrafi/


