Please enter at least 3 characters.

Drejtori i klubit norvegjez Molde flet rreth telefonatave me Unitedin për huazimin e Solskjaer

2018/12/Ole-Gunnar-Solskjae.jpg
242:"GLASGOW, SCOTLAND - NOVEMBER 05: Ole Gunnar Solskjaer, manager of Molde looks on during the UEFA Europa League match between Celtic FC and Molde FK at Celtic Park on November 5, 2015 in Glasgow, Scotland. (Photo by Ian MacNicol/Getty images)
12:"Getty Images

Manchester Unitedi edhe zyrtarisht njoftoi se Ole Gunnar Solskjaer do ta zëvendësojë Jose Mourinhon në krye të klubit.

45-vjeçari ishte trajner i klubit norvegjez, Molde, ndërsa që ai të bëhej trajner i përkohshëm i Djajve të Kuq duhej miratimi i Moldes.

Kështu kryetari i klubit anglez, Ed Woodward, kishte telefonuar klubin norvegjez duke i kërkuar një marrëveshje të mundshme për Solskjaer. Gjithë këtë e shpjegon edhe drejtori i Moldes, Oystein Neerland, për të cilin e gjitha kjo ishte emocionuese.

(Foto: Ian MacNicol/Getty images/Guliver)

"Nuk e prita, ashtu si gjithë të tjerët", ka thënë Neerland për Mirror.

"Kur Mourinho u shkarkua diskutimi filloi edhe këtë që Ole mund të jetë kandidat potencial për ta zëvendësuar. Por, prapë ishte befasi kur Ed Woodward më thirri. Është një situatë interesante, por jam i lumtur".

"Ne kishim disa telefonata dje (e martë) me Ed Woodward dhe Manchester Unitedin, e gjitha ndodhi shumë shpejt", ka shtuar për fund Neerland.

Solskjaer ka fituar dy herë ligën dhe një herë kupën e ligës, por një sukses të tillë nuk e kishte me Cardiffin ku në 30 ndeshje kishte arritur të fitojë vetëm nëntë. /Telegrafi/