Please enter at least 3 characters.

Dramë në Shkup, të gjithë për të shpëtuar një grua nga vetëvrasja

2017/04/Policia-e-Maqedonisë.jpg

Në stacionin policor në Shkup dje është paraqitur një grua për të kërkuar ndihmë për fqinjen e saj e cila i është kërcënuar asaj se do të kryej vetëvrasje.

Pas thirrjes së fqinjes në banesën e 54 vjeçares F.P janë paraqitur policia dhe zjarrfikësit, duke menduar se ajo do të hidhet nga ballkoni.

Kur policia e ka kuptuar se ajo ka pirë acid atëherë është thirrë edhe Ndihma e shpejtë për të parandaluar vdekjen e shkupianes, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Policia ka arritur që asaj nga duar t'ia marr shishen me pjesën e mbetur të acidit.

Gruaja që kishte tentuar vetëvrasjen tani është e shtrirë në Qendrën e klinikave ''Nënë Tereza'' ku ajo po merr trajtimin adekuat.

Policia ka pyetur fqinjët për arsyet e tentimit të vetëvrasjes. /Telegrafi/