Please enter at least 3 characters.

Drake publikon një fotografi të ëmbël të djalit të tij

2020/06/GettyImages-1097588788-e1592809521795.jpg
212:"LOS ANGELES, CA - FEBRUARY 10: Drake backstage during the 61st Annual GRAMMY Awards at Staples Center on February 10, 2019 in Los Angeles, California. (Photo by Rich Fury/Getty Images for The Recording Academy)
32:"Getty Images for The Recording A

Jo shumëkush e dinte se rep-artisti kanades, Drake, është baba i një fëmije dy vjeçar.

Kjo, pasi ai asnjëherë nuk ishte deklaruar në media, e as edhe nuk kishte tentuar të publikonte ndonjë fotografi të tij.

Një gjë të tillë e ka bërë para disa muajsh, kurse tani nuk ndalet së publikuari atë. Së fundmi, përmes një postimi në rrjetin social Instagram, Drake ka ndarë një imazh, teksa i biri i tij vetëm sa ishte zgjuar.

“Urime Ditën e Baballarëve”, ka shkruar ai në përshkrimin e fotografisë.

Ani pse nuk e kishte bërë pjesë të postimeve, reperi kishte cituar edhe babanë tij, Dennis Graham.

Për herë të parë është raportuar në vitin 2017, se reperi Drake ka mirëpritur një djalë me ish-yllin pornografik, Sophie Brussaux, ndërsa konfirmoi ekzistencën e fëmijës në albumin “Scorpion”. /Telegrafi/