Please enter at least 3 characters.

DPHM: Më shumë shi ka rënë në Kriva Pallankë

2016/03/Shiu.jpg
DPHM

Sot në mëngjes, temperatura më e ulët është matur në Berovë, -4 gradë celsius, ndërsa temperatura maksimale 3 gradë është regjistruar në Shkup – Zajçev Rid dhe Pretor.

Sipas Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike, temperatura ishte: -1 gradë në Kriva Pallankë, Krushevë dhe Mavrovë; 0 gradë në Strumicë, Demir Kapijë dhe Shtip; 1 gradë në Shkup – Petrovec, Kavadar, Tetovë dhe Kumanovë; dhe 2 gradë në Manastir, Gjevgjeli, Veles, Prilep dhe Vinicë.

Matjet e reshjeve të shiut gjatë 24 orëve të fundit tregon se më shumë shi ka rënë në Kriva Pallankë dhe Mavrovë, 4 litra për metër katror; 3 litra në Shtip dhe Vinicë; 2 litra në Krushevë; dhe 1 litër në Shkup – Zajçev Rid, Kavadar, Veles, Berovë dhe Kodër të Diellit.