Please enter at least 3 characters.

Dora e djathtë e Hansi Flick shihet e lidhur me fashë para ndeshjes me Mallorcan - por pse?

Hansi Flick po përgatitet ta udhëheqë Barcelonën drejt një nisjeje të fortë në sezonin 2025/26 të La Ligës, në përballjen hapëse kundër Mallorcës.

Megjithatë, para ndeshjes, trajneri gjerman u pa me dorën e djathtë të mbështjellë me shirit ngjitës dhe material mbrojtës të bardhë, teksa largohej nga seanca stërvitore.

Rezulton se Flick ka pësuar një dëmtim të lehtë gjatë stërvitjes së së enjtes (14 gusht), pasi ra keq dhe goditi dorën e djathtë.

Pas ndërhyrjes së stafit mjekësor të Barcelonës, atij iu vendos një mbajtëse për ta ndihmuar në procesin e shërimit.

Megjithatë, ky incident nuk do ta pengojë Flick-un të vazhdojë punën.

Ai ka konfirmuar se do të jetë në krye të ekipit pa humbur asnjë ditë, ndërsa lëndimi pritet të shërohet shpejt. /Telegrafi/