Please enter at least 3 characters.

Donacion në pajisje dhe automjete për Agjencinë për ushqim dhe veterinari të Maqedonisë

2017/05/AUV-2.jpg

Agjencia për ushqim dhe veterinari (AUV) do të pranojë sot një donacion me pajisje dhe automjete nga Bashkimi Evropian, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas AIM-së, donacioni është siguruar përmes projektit të ''Blerja e pajisjeve për kontrolle zyrtare të Agjencisë për ushqim dhe veterinari dhe pajisje për inspektoriatin veterinar kufitar Bllacë dhe Tabanoc''.

Gjantë pranim-dorëzimit të donacionit do të prezantohen edhe aktivitetet për fillimin e ndërtimit të vendeve të modernizuara të inspektimit për kryerjen e kontrolleve veterinare dhe fitosanitare në vendkalimet kufitare në Bllacë, Tabanoc dhe Qafthanë./Telegrafi/