Don Xon artisti më i ri në estradë, ka gati projektin e tij të parë "Money" (Video)
03/12/2016
Estrada kosovare po pasurohet dita ditës nga artistë të rinj, të cilët po ia arrijnë mjaft mirë që ta prekin skenën me projektet e tyre të para.
Së fundmi është bërë e ditur, se një tjetër artist do t'i bashkohet skenës muzikore, dhe ai është Don Xon.
"Money" titullohet projekti i tij deputues, i cili pritet të publikohet shumë shpejt.
Kënga është punuar nga Cekic, tekstin e ka shkruar vet artisti, gjersa për videoklipin po kujdesen XL Films.
Në Youtube është publikuar edhe traileri i klipit, i cili nga pamjet e para duket të jetë mjaft ekstravagnt. /Telegrafi/


