Please enter at least 3 characters.

Don Xhoni vjen me këngën e re "BBB"

Foto: YouTube

Rap-artisti i njohur shqiptar, Don Xhoni, ka publikuar këngën e dytë të albumit të tij të ri.

"BBB" mban titullin kënga, të cilën e ka kompletuar edhe nga ana vizuale.

Teksti është shkruar nga vet këngëtari me producim nga Rzon.

Videoja ndërkohë i është besuar Davincim4, e cila tashmë ndodhet me klip në YouTube.

"BBB ju falënderon për krejt urimet, një dhuratë prej albumit e keni tani", ka shkruar në Instagram.

Fansat reaguan me entuziasëm pasi po e prisnin me padurim rikthimin e Don Xhonit.

Në vijim do të lansohen edhe projektet e tjera nga albumi i tij i ri. /Telegrafi/

- YouTubewww.youtube.com