Please enter at least 3 characters.

Doganat e Maqedonisë: Në muajin shkurt të ardhurat janë rritur për 7.7%

2016/01/doganat-e-maqedonis-euml-nuk-kemi-kthyer-dhe-nuk-kemi-mbajtur-kontingjente-nga-kosova-p-euml-r-tetov-euml-n_hd.jpg

Mbledhja e të ardhurave u rrit me 778.3 milionë denarë ose 7.7% në shkurt, periudhë në të cilën Drejtoria Doganore e Maqedonisë mblodhi gjithsej 10.8 miliardë denarë, thuhet në njoftim.

"Në të njëjtën kohë, u regjistrua rritje e mbledhjes në të gjitha bazat - mbledhja e të ardhurave doganore shënoi një rritje prej 8.9 përqind, akcizat 8 përqind, ndërsa mbledhja e të ardhurave nga TVSH-ja mbi importet shënoi një rritje prej 3.9 përqind.

Rritja e të ardhurave do të thotë më shumë fonde për mallrat publike që do të mbështesin rritjen ekonomike, më shumë fonde për shëndetësi, arsim dhe infrastrukturë rrugore", njoftojnë nga Drejtoria Doganore e Maqedonisë.

Drejtoria Doganore do të vazhdojë me masa për të rritur efikasitetin dhe për të siguruar rritje të qëndrueshme të të ardhurave buxhetore./Telegrafi/