“Do të dal me bikini dhe thashethemet do të shuhen”, Kylie Jenner ironizon zërat për shtatzëni
Kylie Jenner ka reaguar ndaj thashethemeve të fundit se ajo dhe partneri i saj, Timothee Chalamet, janë në pritje të një fëmije.
Në një podcast të miqve të saj, Jenner tha se është mësuar me historitë dhe spekulimet që krijohen rreth jetës së saj private.
Ajo zbuloi se, në vend që t’u përgjigjet çdo thashethemi, preferon t’i marrë me sportivitet, shkruan DailyMail.
“Thjesht qesh me këtë dhe nuk më intereson aspak”, u shpreh 29-vjeçarja, duke shtuar se njerëzit përfundimisht e kuptojnë vetë kur një lajm nuk është i vërtetë.
“Njerëzit mendojnë se jam shtatzënë tani. Nuk do t’i trajtoj të gjitha, sepse është sikur do të jem me bikini diku ose do të dal jashtë dhe thashethemet do të shuhen”, tha Jenner.
Deklaratat e saj vijnë pak kohë pasi ajo ishte shprehur se ideja për të pasur një tjetër fëmijë në këtë periudhë i dukej “e çmendur”.
Kylie është nënë e Stormi dhe Aire, të cilët i ka me ish-partnerin e saj, Travis Scott.
Ndërkohë, lidhja e saj me Timothee Chalamet vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes, me çiftin që është parë së bashku në disa prej momenteve të rëndësishme të aktorit. /Telegrafi/


