Please enter at least 3 characters.

"Do më degjeneroj familjen" - Rike shpërthen në lot pas debatit me Gazin në BBVA 3

2024/02/collage-1-7-scaled.jpg

Një debat me tone të larta është zhvilluar së fundmi mes banorëve të Big Brother VIP Albania 3.

Për të gjithë banorët çift, erdhën disa buqeta me lule nga partnerët/et e tyre jashtë shtëpisë, për Shën Valentin.

Buqeta e Gazit solli të qeshura në shtëpi, shkak ngjyra e tyre.

Lulet në ngjyrë kafe i’u dukën disa banorëve të tjerë si të pazakonta dhe qesharake.

Një ndër to ishte dhe Rike, e cila në fund përfundoi në një debat shumë të ashpër me Gazin.

"Do të ta degjeneroj surprizën, mbaje mend", i është drejtuar Gazi.

Kjo gjë e ka prekur akoma më shumë Riken, e cila më pas ka shpërthyer në lot.

"Hajde do e shohim ne degjenerimin. Çfarë domethënë do të degjeneroj surprizën? Do më degjeneroj familjen i bie? Se vetëm familja mund të më vijë këtu. Çfarë surprize mund të më vijë këtu, unë s’kam njeri tjetër. Po hajt se ja tregoj unë degjenerimin meqë do më degjeneroka surprizën". /Telegrafi/