Please enter at least 3 characters.

Djegin mbeturinat, zjarri merr malin në Lipjan

2019/03/unnamed-4-19.jpg

Një person ka njoftuar policinë në Lipjan se persona të dyshuar të panjohur ia kanë vënë zjarrin fillimisht mbeturinave e më pas është përfshirë nga zjarri edhe pylli.

Njësitë përkatëse policore si dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendngjarje, me ç’rast kanë lokalizuar zjarrin.

Nuk raportohet për të lënduar, thuhet në raportin e rregullt policor, sipas të cilit rasti ka ndodhur më 24 mars.