Djali organizoi një festë për qentë e familjes dhe veten, shikoni videon e adhurueshme
07/06/2025
Nëna Chloe Talbert ka xhiruar një moment shumë të ëmbël kur djali i saj i vogël, Noah, vendosi të flejë me dy qenushët gjermanë të familjes, Daphne dhe Millie.
Noah i vogël përgatiti shtratin, batanijet dhe gjithçka e rregulloi bukur në dhomën e ndenjes në shtëpinë e tyre.
Një qenush e mbuloi me batanije në divan, ndërsa tjetri qëndronte në shtratin e qenit në dysheme, dhe pranë tij u shtri edhe Noah i vogël, i cili po lexonte një libër.
Para se të shtrihej pranë tyre, Noah u dha një puthje secilës nga dy dogët, të cilat dukeshin sikur po shijonin çdo sekondë të këtij bashkëbisedimi të ëmbël.
Gjithë këtë moment mund ta shihni më poshtë. /Telegrafi/


