Please enter at least 3 characters.

Djali i Zidanes i bashkohet klubit të shtatë në pesë vjet pasi u largua nga Real Madridi

2022/07/enzo.jpg

Djali i Zinedine Zidanes i është bashkuar klubit të tij të shtatë në vetëm pesë vjet pasi ai transferohet në Fuenlabrada.

Enzo Zidane e filloi karrierën e në skuadrën e babait të tij Real Madrid, por bëri vetëm një paraqitje në ekipin e parë.

Pasi shënoi në një ndeshje të Copa del Rey, trashëgimtari i një legjende të klubit u largua.

Mesfushori u largua nga Bernabeu për në Alaves, por ishte jetëshkurtër me vetëm dy paraqitje.

Më pas ai kaloi te Laussane-Sport në afatin kalimtar të janarit, ku luajti 16 ndeshje dhe shënoi dy gola.

Sezonin e ardhshëm ai u kthye në Spanjë për të luajtur për Rayo Majadahonda.

Megjithatë, e njëjta formë vazhdoi edhe në Portugali dhe Francë me Aves dhe Rode respektivisht.

Ai u përfshi në katër ndeshje të vetme për skuadrën e La Liga 2, Almeria. Enzo tani bashkohet me Fuenlabrada në Primera Division - niveli i tretë i ligës spanjolle. /Telegrafi/