Please enter at least 3 characters.

Djali i Zidane, Luca do të huazohet te Racing Santander

2019/07/LucaZidane.jpg
237:"MADRID, SPAIN - MARCH 31: Luca Zidane of Real Madrid warms up ahead of the La Liga match between Real Madrid CF and SD Huesca at Estadio Santiago Bernabeu on March 31, 2019 in Madrid, Spain. (Photo by Gonzalo Arroyo Moreno/Getty Images)
12:"Getty Images

Racing Santander pritet ta konfirmojë huazimin njëvjeçar të portierit të Real Madridit, Luca Zidane, djalin e legjendës franceze, Zinedine Zidane, i cili është trajner i Los Blancos.

Largimi i përkohshëm i 21-vjeçarit do të thotë se Thibaut Courtois dhe Keylor Navas do të jenë portierët kryesorë të Mbretërve në sezonin e ri.

Po ashtu, edhe ukrainasi Andriy Lunin është kthyer në Madrid, pas huazimit te Leganes në edicionin e kaluar.

Përkundër largimit, Marca raporton se Luca vlerësohet shumë nga klubi dhe konsiderohet si portier i të ardhmes për Realin.

Francezi debutoi në ekipin e parë në fund të sezonit 2017/2018 që ishte edhe ndeshja e fundit e Zidane si trajner i Los Blancos, nga ku u largua, për t'u rikthyer sërish në sezonin e kaluar.

Raul de Tomas, Marcos Llorente e Theo Hernandez janë disa nga talentët e Realit që janë larguar në këtë verë, derisa janë huazuar edhe Sergio Reguilon e Martin Odegaard. /Telegrafi/