Djali i kishte ikur në Greqi për punë sezonale, 55-vjeçarja në Maliq ndërron jetë në banesë
21/06/2026
Gjendet pa jetë një grua në fshatin Sheqeras të bashkisë Maliq.
Sipas policisë, 55 vjeçarja Lavdie Daci kishte disa ditë që kishte ndërruar jetë brenda banesës së saj.
Ka qenë vajza e 55 vjeçares ajo që ka konstatuar vdekjen e nënës dhe ka lajmëruar menjëherë uniformat blu.
Mësohet se gruaja jetonte bashkë me djalin e saj, i cili një javë më parë ka shkuar në Greqi për punë sezonale ndërsa fëmijët e tjerë disa te martuar jetojnë në kryeqytet dhe në Greqi.
Grupi i hetimit ende nuk ka dalë me një komunikatë zyrtare për shkaqet e vdekjes së 55 vjeçares.
Policia në vendin e ngjarjes për zbardhjen e rrethanave të rastit./Vizion+


