Please enter at least 3 characters.

DJ i famshëm turk lëshon këngën e Taynës në një nga performancat e tij të fundit

2024/09/collage-2-scaled.jpg

DJ dhe producenti i njohur, turk, Mahmut Orhan, po vazhdon me performancat e tij nëpër vende të ndryshme të botës.

Ai së fundmi ka qenë duke performuar në ‘Burning Man 2024’ që mbahet në Nevada.

Derisa ka bërë përzgjedhjen e këngëve të llojllojshme, në këtë mes ka futur edhe një këngë shqiptare.

Foto: Screenshot/TikTok

Pikërisht projektin “Si ai” të reperes së njohur nga Prizreni, Doruntina Shala - Tayna.

I gjithë publiku ka kërcyer me të dhe duket një version i mahnitshëm i krijuar nga Mahmut.

Foto: Screenshot/TikTok

Orhan më parë ka qenë për të performuar në evente në Shqipëri e Kosovë.

Rreth pesë vjet më parë, artisti ka performuar në një nga klubet në Prishtinë. /Telegrafi/